THIRRJE E HAPUR PËR PRAKTIKANTЁ/E


4:09 | Monday, 20. June, 2022


Status: Finished


Hyrje

Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (‘‘ADRC‘‘) për momentin pranon aplikime nga studentë dhe/apo të diplomuar të juridikut apo drejtësisë nga komunitetet shumicë dhe jo-shumicë të veriut të Kosovës për pesë pozita për punë praktike të ofruara në kuadër të projektit “Drejt lehtësimit të qasjes në drejtësi në veri të Kosovës”.

ADRC do të zbatojë programin e praktikës në bashkëpunim me një numër të institucioneve dhe/apo organeve që punojnë ose ofrojnë shërbime në fushën e sundimit të ligjit dhe qasjes në drejtësi. Programi synon të ndihmojë punën e këtyre institucioneve dhe/apo organeve dhe të ngrisë kapacitetet ligjore apo juridike në veri të Kosovës. Do të zgjasë gjashtë muaj dhe do të realizohet në një sërë institucionesh dhe/apo organeve, duke përfshirë ADRC-në.

Aplikimet pranohen deri më 29 qershor 2022 dhe intervistat do të zhvillohen në pjesën e parë të korrikut 2022.

 

Specifikat

  • Pozita: Praktikant/e
  • Numri i pozitave: 5
  • Lloji i praktikës: Me pagesë
  • Baza e praktikës: Me kohë të pjesshme
  • Periudha e praktikës: 6 muaj
  • Fusha e praktikës: Juridik / Drejtësi
  • Area e praktikës: Rajoni i Mitrovicës

 

Pritshmëritë e përgjithshme

Praktikantët pritet të:

  • Ndihmojnë dhe mbështesin punën e institucioneve dhe/apo organeve në të cilat do të bëjnë punën praktike;
  • Bashkëpunojnë për të forcuar lidhjet ndërmjet institucioneve dhe/apo organeve në të cilat do të vendosen;
  • Promovojnë punën e institucioneve dhe/apo organeve në të cilat do të punojnë, përfshirë ndërmjetësimin;
  • Merrin pjesë në takime mujore të monitorimit;
  • Promovojnë dhe ruajnë një imazhi pozitiv të programit të praktikës në komunitete.

 

Kualifikimet dhe aftësitë që kërkohen

Praktikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Duhet të jenë studentë dhe/apo të diplomuar të juridikur apo drejtësisë kryesisht të rajonit të Mitrovicës;
  • Duhet të jenë të regjistruar ose të kenë përfunduar studimet e tyre për juridik apo drejtësi në mënyrë primare por jo ekskluzive në rajonin e Mitrovicës;
  • Duhet të zotërojnë shkëlqyeshëm gjuhën shqipe apo serbe (njohja e gjuhëve të tjera është avantazh);
  • Të kenë aftësi solide kompjuterike;
  • Të jenë të gatshëm të mësojnë dhe të kontribuojnë në aktivitetet e qasjes në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës;
  • Të kenë aftësi të mira të komunikimit dhe të marrin iniciativë;
  • Të ketë dokumente personale të identifikimit dhe llogari bankare.

 

Informacion shtesë

Paneli që do të bëjë përzgjedhjen e aplikantëve do t’i kushtojë vëmendje të veçantë përvojës së punës së tyre dhe do të tentojë të i japë përparësi atyre me përvojë ligjore apo juridike praktike më të vogël ose jo-ekzistuese.

ADRC inkurajon aplikantë të ndryshëm të aplikojnë.

 

Si të aplikoni

Nëse mendoni se i plotësoni të gjitha kërkesat dhe jeni të interesuar të zhvilloni punë praktikë në juridik apo drejtësi, ju lutem dërgoni CV-në tuaj të përditësuar, një letër motivuese dhe një dokument që vërteton se jeni student apo i diplomuar në juridik apo drejtësi në email-in: apply.adrc@gmail.com me subjekt të email-it ‘‘Aplikimi për Programin e Praktikës Juridike‘‘.

Ju lutemi sigurohuni që CV-ja juaj e përditësuar të ketë maksimum 2 faqe dhe të përmbajë të dhënat e mëposhtme:

Emri dhe mbiemri

Data e lindjes

Vendi i banimit ose adresa

Numri i telefonit

Adresë valide e email-it

Detajet e edukimit

Eksperiencë profesionale

Gjuhët e folura

 

Ju lutemi sigurohuni që letra juaj e përditësuar e motivimit të ketë maksimum 500 fjalë dhe të shpjegojë:

Pse jeni të interesuar në programin e praktikës;

Çfarë prisni nga programi i praktikёs dhe si do të jetë i dobishёm për ju;

Pse jeni kandidat/e i/e përshtatshëm dhe si do të kontribuoni në programin e praktikës;

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

 

Pranojmë aplikime në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.

 

Ju lutemi kini parasysh se:

  • Vetëm aplikimet e plota do të merren parasysh;
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervista.

 

Afati i fundit për aplikim: E mërkurë, 29 qershor 2022, ora 23:59.

 

Mbështetur nga National Endowment for Democracy.