Rreth nesh
Qendra për Ndërmjetësim në Mitrovicë është themeluar në vitin 2013 nga CSSP Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues me mbëshetjen e Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë, Ambasadës e Zvicrës në Prishtinë dhe të Zyrës Federale Gjermane për Punë të Jashtme. Në vitin 2016 QNM është regjistruar si organizatë lokale nën emrin: Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (ADRC).
Qëllimi i përgjithshëm i organizatës është të ofrojë shërbime të ndërmjetësimit për qytetarët e rajonit të Mitrovicës dhe të promovojë ndërmjetësimin si mekanizëm alternativ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. ADRC ndërmjetëson lëndë/raste të referuara nga gjykata, prokuroria dhe vetë palët(jashtë – gjykatës) me kosto të ulët dhe me efikasitet në kohë dhe zhvillon aktivitetin e saj në bazë të dispozitave përkatëse ligjore (Ligji për Ndërmjetësim (nr.03 / L-057 ), të miratuar në vitin 2008) dhe në bazë të marrëveshjeve zyrtare me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës për adresimin e proceseve ligjore të palëve në konflikt/mosmarrëveshjeve. Sipas aktit legjislativ, pasi të jetë aprovuar nga gjykata/ prokuroria, çdo marrëveshje e arritur në procesin e ndërmjetësimit ka fuqi ekzekutive.
Përveç rastit të ndërmjetësimit, ADRC gjithashtu kontribuon në iniciativat e pajtimit ndëretnik në rajonin e Mitrovicës përmes ndërtimit të potencialit njerëzor për dialog dhe negociata dhe përmes krijimit të një hapësire brenda të cilit anëtarët e etnive të ndryshme mund të angazhohen dhe të punojnë drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve brenda/ndër etnike.
Qendra ka një rrjet prej 49 ndërmjetësueve që u përkasin grupe të ndryshme etnike dh kanë prapavijë të ndryshme profesionale, të cilët janë të trajnuar nga CSSP dhe ADRC në bashkëpunim me Komisionin e Ndërmjetësimit dhe janë të licensuar nga Ministria e Drejtësisë.
Gjatë 5 viteve të fundit ne kemi arritur t‘u gjejmë zgjidhje të shpejtë qindra rasteve ligjore në rajonin e Mitrovicës, për të qenë të saktë 701 lëndëve/rasteve gjithsej, me shkallë të suksesshme të ndërmjetësimit 88% , duke mundësuar kështu qasje në drejtësi për më shumë se 1500 palë, që përndryshe do të duhet të kalonin nëpër procedura burokratike, të gjata (me kohë) dhe të kushtueshme.
Ndërmjetësimi zbatohet në bashkëpunim me Gjykatën Themelore të Mitrovicës (dhe degët e saj të vendosura në Leposaviq, Vushtrri, Skenderaj dhe Zubin Potok) dhe Prokuroria Themelore nga ku referohen lëndët/rastet e përshtatshme për ndërmjetësim në pajtim me Ligjin për Ndërmjetësim.
ADRC – Qendra për Ndërmjetësim në Mitrovicë përbëhet nga një staf multi – etnik dhe operon në një nga zonat e pakëta multi – etnike të Mitrovicës, Lagjen e Boshnjakëve.
Nëse keni një kontest (mosmarrëveshje të pazgjidhur) dhe dëshironi një rrugë më efektive dhe me pak shpenzime të zgjidhjes së saj na kontaktoni dhe ne do e bëjmë më të mirën për të ju ardhur në ndihmë.