THIRRJE PËR APLIKIM


3:21 | Friday, 3. May, 2019

Krijimi ‘’i anës së tretë’’ në Mitrovicë

Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve – Qendra për Ndërmjetësim Mitrovicë lanson thirrjen për aplikime për programin e saj: Krijimi ‘’i anës së tretë’’.

Krijimi ‘’i anës së tretë’’ ka për qëllim:

  • të ndërtoj dhe zhvilloj  njohuritë, aftësitë dhe përvojen e gjashtëmbëdhjetë (16) të rinjëve (16 deri në 28 vjeҫ) nga Mitrovica e jugut dhe Mitrovica e veriut  për të vepruar si ndërmjetësues/e në mes të komuniteteve dhe avokues/e për ndryshime pozitive,
  • të iniciojë kontaktet dhe të lehtësojë dialogun në mes të rinjëve nga Mitrovica e jugut dhe Mitrovica e veriut.

 

Qasja dhe struktura e Krijimit ”të anës së tretë”

Krijimi ‘’i anës së tretë’’ përbëhet nga tre (3) sete të trajnimeve, që do të zgjasin gjithsej gjashtë (6) ditë dhe do të trajtojnë: të drejtat e njeriut, zgjidhjen e konflikteve, ndërmjetësimin dhe aktivizmin. Trajnimet do të pasohen nga një skemë e granteve të vogla për pjesëmarrësit e programit, që synon të mbështesë idetë dhe iniciativat e tyre në përmirësimin e komunikimit ndëretnik dhe kontributin e tyre në përpjekjet për pajtim në Mitrovicë.

Seti i parë i trajnimit (2 ditë) i përqendruar në konceptet kyçe të të drejtave të njeriut, zgjidhjes së konflikteve dhe ndërmjetësimit do të zhvillohet në Mitrovicë më 16 dhe 17 maj 2019.

Seti i dytë i trajnimit (3 ditë) do të organizohet në Shkup, Maqedoni e veriut – në javën e fundit të majit 2019 dhe do të fokusohet në aktivizëm. Një hapësirë e konsiderueshme do t’i rezervohet gjithashtu konfliktit në mes të shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës në Mitrovicë, shkaqeve të saj, faktorëve kontribues dhe pasojave të saj në jetën e përditshme të pjesëmarrësve. Në kuadër të këtij seti të trajnimit, pjesëmarrësit do të diskutojnë gjithashtu mbi ide të përbashkëta për aktivitete ose projekte, që do të mbështeten nga ADRC në kuadër të skemës së granteve të vogla. Skema e granteve të vogla do të implementohet në periudhën: qershor – tetor 2019.

Sesioni i tretë do të përqëndrohet në vlerësim. Pjesëmarrësit do të diskutojnë mësimet e nxjerra nga procesi i dialogut të tyre dhe zbatimin e projekteve, do të përcaktojnë parametra për përmirësimin dhe zgjerimin e përpjekjeve të tyre dhe do bëjnë identifikimin e pikave të hyrëse reja për iniciativa të mëtejshme. Sesioni i tretë do të zgjasë një ditë, do të mbahet në Mitrovicë në tetor 2019.

 

Kohëzgjatja e programit: maj – tetor 2019

 

Aranzhimet tjera: Të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen në programin Krijimi ”i anës së tretë” do të mbulohen nga ADRC.

 

Gjuhët punuese: shqip, serbisht dhe anglisht. Përkthim simultan do të ofrohet.

 

Aplikimi:

Nëse jeni të interesuar të aplikoni, dorëzoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV-në
  • Letrën motivuese

Ju këshillojmë të organizoni letrën tuaj motivuese rreth pesë (5) paragrafëve ose seksioneve ku ju prezantoheni dhe shprehni motivimin tuaj për pjesëmarrje, kuptimin tuaj mbi të drejtat e njeriut, kuptimin tuaj mbi konfliktin, njohuritë tuaja mbi ndërmjetësimin dhe idetë tuaja potenciale për projektet e vogla.

Afati i fundit për aplikim: Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 10 maj 2019. Ju lutemi dërgoni dokumentet tuaja në këtë email: info@localhost

Shënim: Balanci i barazisë gjinore dhe asaj gjeografike do të zbatohet në procesin e përzgjedhjes.

 

Rezultatet e thirrjes për aplikim do të bëhen të ditura jo më larg se 14 maj 2019.

 

Mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Facebook