JANË TË GATSHËM TË BËJNË NDRYSHIM – TË RINJTË NË MITROVICË TË VENDOSUR PËR TA BËRË KËTË QYTET NJË VEND MË TË MIRË PËR TË JETUAR

Në maj të vitit 2019, Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve – ADRC (OJQ me bazë në rajonin e Mitrovicës) filloi me implementimin e programit Krijimi i “anës së tretë” me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë. 

Gjashtëmbëdhjetë të rinj nga Mitrovica e jugut dhe e veriut u bënë pjesë e programit dhe u trajnuan në parimet themelore të të drejtave të njeriut, zgjidhjen e konflikteve/ndërmjetësimin dhe aktivizmin si dhe për mënyrën e shndërrimit të ideve në projekte të suksesshme dhe të dobishme për komunitetin. Pastaj, këta të rinj energjikë u grupuan në katër ekipe për të punuar, dizajnuar dhe implementuar aktivitete relevante dhe kampanja sensibilizuese për të ndihmuar përmes tyre në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme dhe promovimin e bashkëpunimit ndëretnik.

Një nga idetë që dolën nga puna e përbashkët dhe faza e krijimit ishte organizimi i një diskutimi që do të ofronte një hapësirë të sigurt për të rinjtë dhe aktivistët nga Mitrovica për të shprehur shqetësimet e tyre dhe për të ndarë pikëpamjet e mendimet e tyre për pozicionin e të rinjve nga komunitete të ndryshme. Për më tepër, kjo ngjarje do të shërbente si një mundësi për të diskutuar mbi veprime dhe punë të përbashkëta drejt përmirësimit të pozitës së të rinjve dhe marrëdhënieve ndëretnike në Mitrovicë. Pjesëmarrësit e programit që inicuan këtë ide, ishin poashtu të vendosur për të sjellë në diskutim të rinjtë të cilët nuk kanë pasur rastin të takohen më parë me bashkëmoshatarët e tyre nga ana tjetër e lumit Ibër.

Kjo ide u materializua në 10 dhjetor 2019. Mbi njëzet e pesë të rinjë morën pjesë në diskutim dhe shumë prej tyre kishin rastin të takojnë të rinj nga komunitete të ndryshme për herë të parë. Ngjashëm me bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë globin, këta qytetarë të rinj të Mitrovicës janë të vetëdijshëm për çështjet që lidhen me ambientin dhe se këto janë probleme të përbashkëta që kërkojnë më shumë vëmendje nga individët dhe komuniteti.

Edhe pse shkollohen në sisteme të ndryshme arsimore, të rinjtë nga të dy anët shprehen shqetësimet e tyre mbi cilësinë e arsimit që ata/o marrin. Ata/o theksuan mungesën e informacionit relevant si në arsim, ashtu edhe në jetën e përditshme, duke theksuar se janë rrallë të informuar për aktivitetet për të rinjtë nga të dy anët.

Diskutimi nuk do të mund të organizohej pa ofrimin e përkthimit, një tjetër rikujtim i barrierës gjuhësore. Ҫështja e gjuhës kërkon një zgjidhje afatgjatë, të rinjtë pjesëmarrës besojnë, duke shtuar se secili/a prej tyre është i/e gatshme të mësojë gjuhën e “palës tjetër”, por që një gjë e tillë kërkon kushte dhe kohë të përshtatshme. Ata/o mendojnë se arti është një mjet i shkëlqyeshëm për shprehje dhe bashkëpunim, duke deklaruar se të gjithë e kanë shijuar krijimin e muralit në muret e urës së lumit Ibër (punuar në kuadër të programit Krijimi i ‘’anës së tretë”).

Ata/o u pajtuan se programet që zgjasin më shumë ashtu si Krijimi i ‘’anës së tretë”, ndërtojnë lidhje të forta në mes të njerëzve, pasi ofrojnë mundësi të shpeshta për të takuar njëri-tjetrin. Fuqia e rrjeteve sociale është e dukshme edhe në këto marrëdhënie – pas lidhjes së kontakteve, sipas të pranishmëve, përfituesit e këtyre programeve vazhdojnë të ndërtojnë dhe komunikojnë përmes Facebook dhe Instagram. Por, për t’u takuar për kafe në realitet nuk është aq e lehtë. Ҫështja e sigurisë mbetet sfida më e madhe. Pjesëmarrësit besojnë se mungesa e hapësirave të sigurta duhet të adresohet nga komuniteti ndërkombëtar duke nënvizuar se asnjë veprim nuk mund të planifikohet e aq më tepër të implementohet nëse ata/o nuk mund të mblidhen në ambiente ku garantohet siguria e tyre.

Marrëdhëniet ndëretnike mund të përmirësohen, besojnë pjesëmarrësit, dhe ata/o janë të gatshëm të punojnë së bashku për këtë kauzë.

Ambienti dhe diskutimi mikpritës, i sigurt dhe paqësor që u moderua nga pjesëmarrëset e programit, inkurajoi të rinjtë të shprehen dhe të përdorin këtë mundësi të rrallë për të komunikuar nevojat dhe mendimet e tyre. Biseda ishte konstruktive dhe shërbeu si një mundësi unike për pjesëmarrësit për të kuptuar më mirë frikat dhe pengesat e njëri-tjetrit.

Kjo shpiu në përfundimin se ata/o ndajnë të njëjtat probleme dhe se rruga drejt zgjidhjes dhe përmirësimit të situatës është puna e përbashkët.

Të rinjtë në Mitrovicë besojnë se gjendja aktuale duhet të transformohet, dhe ata/o e shohin veten si agjent/e të ndryshimit.

Pjesëmarrësit e Programit Krijimi i ‘’anës së tretë’’

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top