Konkurs për punë: Administrator/e i/e Ndërmjetësimit


12:25 | Friday, 8. December, 2017


Status: Finished


Pozita: Administrator/e i/e Ndërmjetësimit
Nr. i pozitave: 1
Vendi i punës: Mitrovicë, Rr. ‘’Sami Frashëri/Nemanjina’’, Nr.52

 

Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve – Qendra për Ndërmjetësim në Mitrovicë është në kërkim të një Administrator/e për Ndërmjetësim

Nën mbikëqyrjen e menaxherëve të programit të ADRC-së dhe si pjesë e një ekip shumë të motivuar, Administratori/ja për Ndërmjetësim do të jetë përgjegjës/e për:

  • Lehtësimin e përgjithshëm të procesit të ndërmjetësimit;
  • Pranimin e rasteve të referuara nga gjykata/prokuroria dhe ato të vetë-referuara;
  • Komunikimin me palët, ndërmjetësuesit dhe gjykatën/prokurorinë;
  • Hapjen e rasteve për ndërmjetësim, dhe organizimin e sesioneve të ndërmjetësimit dhe aktiviteteve tjera informuese mbi ndërmjetësimin;
  • Koordinimin e infrastrukturës dhe detajeve për procedurën e ndërmjetësimit;
  • Caktimin dhe menaxhimin e rasteve;
  • Asistim të ndërmjetësuesve në përgatitjen e dokumentacionit të rasteve të ndërmjetësimit;
  • Administrimin e të gjitha dokumenteve lidhur me rastet e referuara për ndërmjetësim;
  • Përcjelljen e të gjithë informacioneve të nevojshme lidhur me ndërmjetësimin;
  • Përpilimin e raporteve mujore/statistikave mujore mbi procesin/punën e ndërmjetësimit;
  • Promovimin e përdorimit të ndërmjetësimit në komunitet/planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve të informimit publik;
  • Informimin e të gjitha palëve të interesuara për procesin e ndërmjetësimit/shërbejnë si pikë referuese për procesin e ndërmjetësimit;
  • Performimin e detyrave tjera të deleguara nga menaxherët e programit;

 

Kërkesat:

  • Diplomë të njohur akademike, e preferueshme në fushë relevante;
  • Njohuri të kornizës ligjore mbi ndërmjetësimin;
  • Eksperiencë pune në mjedise administrative;
  • Aftësi profesionale të komunikimit: verbalisht dhe në të shkruar;
  • Aftësi kompjuterike (Microsoft Office);
  • Rrjedhshmëri të gjuhës shqipe; njohja e gjuhës angleze dhe/apo serbe konsiderohet asset;
  • Në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur, si pjesë e grupit dhe nën presion;

 

Si të aplikoni:

Për aplikim, ju lutem dërgoni dokumentet në vazhdim në: info@localhost

  • Curriculum Vitae;
  • Letër Motivimi (specifikoni kualifikimet tuaja relevante për këtë pozitë dhe motivimin për këtë punë);

 

Ju lutem përdorni “Administrator/e i/e Ndërmjetësimit – Aplikimi për punë” si subjekt të email-it tuaj.

 

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: 12.12.2017