Konkurs për punë: Menaxher/e i/e Projektit
3:14 | Wednesday, 16. September, 2020
Status: Active
Pozita: Menaxher/e i/e Projektit
Numri i Pozitave: 1
Organizata: OJQ Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (ADRC)
Mbikëqyrësit: Menaxherët e Programit (2)
Vendi i Punës: Rr. ‘’Oliver Ivanović/Sami Frashëri’’, Nr. 52 – Mitrovicë
Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (ADRC) është organizatë multietnike me qendër në Mitrovicë, puna e së cilës është e përqendruar në ndërtimin dhe promovimin e një kulture të mirëkuptimit të ndërsjellë, angazhimit paqësor dhe kohezionit shoqëror ndërmjet komuniteteve. ADRC përpiqet që të ofrojë një platformë për angazhim ndëretnik dhe të kontribuojë në zhvillimin e komuniteteve.
Organizata gjithashtu punon për të mbështetur fuqizimin e sistemit të drejtësisë në veçanti në rajonin e Mitrovicës. Ka arritur të asistojë qasjen në drejtësi dhe punën e Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë në mënyrë eksponenciale përmes ofrimit të shërbimeve të shpejta, efikase dhe me kosto të ulët të ndërmjetësimit dhe është e fokusuar që të vazhdojë të mbështesë punën e strukturave të drejtësisë në rajon (të Mitrovicës).
ADRC për momentin po kërkon një individ për pozitën Menaxher/e i/e Projektit. Duke punuar nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Menaxherëve të Programit të ADRC-së dhe në një ekip të larmishëm dhe të motivuar, Menaxheri/ja i/e Projektit do të jetë përgjegjës/e për:
- Planifikimin, implementimin dhe raportimin e aktiviteteve të projektit/eve përkatëse të ADRC–së brenda një kornize të definuar.
- Vendosjen e afateve dhe monitorimin e periudhave të implementimit dhe të kostove të aktiviteteve të projektit/eve përkatëse.
- Të siguruar që aktivitetet e projektit/eve përkatëse bëhen në kohë dhe në buxhet.
- Trajtimin e çdo çështje që shfaqet dhe ka të bëjë me aktivitetet e projektit/eve përkatëse.
- Të marr përgjegjësi për palët e involvuara në projektin/et përkatëse.
- Monitorimin dhe, sipas nevojës, përgatitjen e projektimeve financiare, kontratave dhe infrastrukturës (formave) administrative të projektit/eve përkatëse.
- Përgatitjen dhe shpërndarjen e përmbajtjeve dhe materialeve relevante promovuese dhe strategjizim dhe ekzekutim të punës në terren me qëllim të angazhimit të komuniteteve, palëve të interesuara dhe audiencave më të gjera.
- Të siguruar cilësinë dhe përcjelljen e rezultateve të projektit/eve përkatëse duke përdorur mjetet e duhura.
- Vlerësimin e projektit/eve përkatëse dhe të rezultateve.
- Përgatitjen dhe prezantimin e raporteve të progresit dhe finale (mbi projektin/et përkatëse) për mbikëqyrësit, përfaqësuesit e organeve të tjera të ADRC-së, donatorët dhe palët tjera të interesuara.
- Përfaqësimin e organizatës tek palët e interesuara dhe publiku i gjerë.
- Të marrë pjesë në takime dhe ngjarje të komunitetit, ato sektoriale dhe poashtu me përfaqësues të institucioneve sipas nevojës.
- Hulumtimin e mundësive për ngritje të fondeve, propozim dhe zhvillim të ideve dhe koncepteve për projekte.
- Performimin e detyrave tjera që caktohen.
Kërkesat/Aftësitë që kërkohen:
- Diplomë akademike të njohur, mundësisht në shkenca shoqërore.
- Përvojë të punës në shoqëri civile dhe mjedise multietnike.
- Njohja e teknikave dhe parimeve të menaxhimit të projekteve.
- Shkathtësi profesionale të komunikimit, në të shkruar dhe në të folur.
- Aftësi të forta kompjuterike; përdorim efikas të spreadsheets, bazave të dhënave, punim të tekstit, prezantimeve, etj. (duke përfshirë MS Office Excel, Word, PowerPoint dhe Adobe).
- Rrjedhshmëri të gjuhës shqipe dhe angleze. Njohja e gjuhës serbe është përparësi.
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur, si pjesë e ekipit dhe nën presion.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni dokumentet si më poshtë në info@mediation-mitrovica.org
- Curriculum Vitae
- Letër motivuese (duke specifikuar kualifikimet tuaja përkatëse dhe motivimin për pozitën)
- Letër reference (1)
Ju lutemi përdorni “Project Manager – Job Application” si subjekt të email-it tuaj.
AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: 21.09.2020
ADRC është punëdhënës i mundësive të barabarta.