Thirrje e Hapur për Praktikant/e


12:08 | Sunday, 15. April, 2018


Status: Finished


Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (ADRC) fton studentët dhe të diplomuarit nga Fakulteti Juridik/fusha juridike të aplikojnë për 4 – pozita/mundësi për punë praktike të ofruara në kuadër të projektit ‘’Mbështetje më efikase në zvogëlimin e lëndëve të grumbulluara dhe të pazgjidhura të Gjykatës/Prokurorisë Themelore të Mitrovicës’’, financuar nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë.

Praktika e punës do jetë me pagesë dhe e ndarë në 2 cikle nga 4 muaj.

 

Pozita: Praktikant/e

Nr i pozitave të hapura: 4 (2 për studentët e drejtësisë dhe të diplomuarit nga  komunat jugore të lumit Ibër & 2 për studentët e drejtësisë dhe të diplomuarit nga komunat veriore të lumit Ibër)

Cikli i parë i punës praktike: 2 Praktikant/e

Periudha e parë e punës praktike: Maj-Gusht 2018

Cikli i dytë i punës praktike: 2 Praktikant/e

Periudha e dytë e punës praktike: Shtator – Dhjetor 2018

Orari i punës: 20 orë në javë

Vendi i punës: Rr. ‘’Nemanjina/Sami Frashëri”, Nr.52 (Mahalla e Boshnjakëve)

 

Nën mbikëqyrjen e menaxherëve të programit të ADRC-së dhe në një ambient tejet motivues, praktikanti/ja do jetë përgjegjës/e për këto detyra:

  • Të asistoj stafin e ADRC-së në implementimin e aktiviteteve që bien nën kupolën e punës ndërmjetësuese;
  • Të asistoj në procesin e referimit të rasteve (në pranimin e lëndëve dhe kthimin e lëndëve);
  • Të bëj kompletimin dhe arkivimin e dokumenteve administrative/formave që janë të lidhura me punën ndërmjetësuese;
  • Të bëj përgatitjen dhe dërgimin e ftesave për sesionet informues tek palët përkatëse;
  • Të mbështes stafin e ADRC-së në komunikim me zyrtarët nga ana e gjykatës dhe prokurorisë, njëashtu me ndërmjetësuesit, si dhe palët;
  • Të asistoj në koordinimin e procedurave të ndërmjetësimit;
  • Të asistoj në organizimin e seancave informuese, si dhe ato të ndërmjetësimit;
  • Të asistoj në administrimin e tërë dokumentacionit të ndërmjetësimit;
  • Të ofrojë informata mbi procedurën e ndërmjetësimit palëve të interesuara;
  • Të performoj detyra tjera që bien nën kupolën e punës ndërmjetësuese të ADRC-së;
  • Të ndihmoj në implementimin e aktiviteteve të parapara me projekt brenda dhe jashtë ADRC-së;
  • Të ndihmoj në përmbushjen e objektivave tjera të ADRC-së;
  • Të performoj detyra tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësve;

 

Kualifikimet/Ne jemi duke kërkuar kandiadat të cilët:

  • Janë të diplomuar ose studiojnë në Fakultetin Juridik;
  • Janë të gatshëm të respektojnë dhe punojnë në pajtim me parimet e procesit të ndërmjetësimit si dhe nën parimin e konfidencialiteti të punës së Qendrës për Zgjidhjen  Alternative të Kontesteve;
  • Janë të gatshëm të punojnë në një ambient multi-etnik;
  • Janë komunikues dhe marrin iniciativë;
  • Preferohet të flas gjuhën angleze (Njohja e gjuhës shqipe ose/dhe gjuhës serbe është aset);

 

Informacione shtesë:

ADRC është  punëdhënës i mundësive të barabarta. Prandaj, inkurajojmë kandidatë të ndryshëm të aplikojnë.

Ju lutem kini parasysh se:

  • Aplikimet jo të plota nuk do të merren në konsideratë;
  • Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen për intervista do të kontaktohen;

 

Si të aplikoni:

Për të aplikuar dërgoni dokumentet që kërkohen më poshtë në këtë e-mail adresë: info@localhost:

  • CV/Biografinë;
  • Letrën motivuese;

 

Ju lutemi përdorni “Internship – Application” si subjekt të e-mailit tuaj aplikues.

Afati i fundit për aplikim është: 22 Prill 2018.