Thirrje për Aplikim: Rritja e bashkëpunimit ekonomik ndëretnik
9:45 | Sunday, 28. February, 2021
- A jeni të frymëzuar për të zhvilluar një ide që synon rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndëretnik në rajon për një të nesërme më të mirë?
Nëse po, atëherë kjo mundёsi është për ju!
Çfarë është kjo mundёsi?
Bridgeathon ёshtё një ngjarje unike dhe maratonike, e gjatë 48 orë e cila është e mbushur me inovacion, krijimtari dhe njohuri e që do të nxjerr më të mirën nga ju për të dalë me ide qё synojnё për të rritur dhe përmirësuar bashkëpunimin ekonomik ndëretnik në rajonin e Mitrovicës, Prishtinë dhe Graçanicë.
Idetë e juaja dhe tё ekipit tuaj së bashku me burimet apo mbёshtetjen dhe ekspertizën tonë do të sigurojnë zgjidhje që përmirësojnë jetën e qytetarëve në rajonet e pёrmendura.
Pse të bashkangjiteni?
- Të tregojmë se si mund të punojmë së bashku për të sjell transformim pozitiv në rajon dhe për të vendosur marrëdhënie përtej gjuhëve dhe kufijve e që kjo ështё shumё e rёndёsishme pёr të nesërmen dhe poashtu pёr sfidat nё tё ardhmen duke pёrfshirё ato globale.
- Bëheni pjesë e ekipit të krijuesve të ndryshimeve dhe merrni mbështetje për të zhvilluar idenë tuaj!
- Fitoni një mundësi unike të rrjetëzimit me sektorë dhe persona me njohuri të ndryshme. Ju do të takoni persona kreativë, profesionistë, kompani, investitorë dhe vendimmarrës që mund t’iu ndihmojnë të rriteni dhe zhvilloheni më tej!
Kush mund të aplikojë?
- Jeni mbi moshën 18 vjeçare dhe keni një ide dhe vizion të shkëlqyeshëm për të zhvilluar një zgjidhje që mund të përmirësojë bashkëpunimin ekonomik ndëretnik për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të rajoneve si mё lartё.
- Vendbanimi juaj duhet të jetë Mitrovica e jugut, Mitrovicё e veriut, Vushtrri, Skenderaj, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Prishtinë dhe Graçanicë.
- Ju qё ju pëlqejnë sfidat dhe puna në ekip.
Ju ftojmë të aplikoni ose si individ ose në ekip prej 3-5 anëtarësh (aplikimi si një ekip multietnik dhe multidisiplinar ka përparësi).
Kur?
Si masë paraprake për mbrojtjen nga COVID-19, ngjarja do të organizohet në dy pjesë. Tetë ekipet e përzgjedhura do të ndahen në dy grupe me nga katër ekipe.
Ngjarja e parë tre-ditore për grupin e parë prej katër ekipeve do të organizohet nё pjesёn e dytё tё muajit mars.
Ngjarja e dytë tre-ditore për grupin e dytë prej katër ekipeve do të organizohet nё pjesёn e dytё tё muajit mars.
Çfarë duhet të prisni?
Ekipet/pjesëmarrësit pritet të zhvillojnë propozimet e tyre brenda 48 orësh, dhe në ditën e fundit të ngjarjes propozimet e përfunduara prezentohen para një paneli që vlerëson realizueshmërinë, ndikimin, inovacionin dhe qëndrueshmërinë e tyre. Idetë më të mira që kontribuojnë në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik ndëretnik të zgjedhura nga paneli do të marrin ndihmë financiare nga Bridgeafund, një skemë financimi e alokuar për zbatimin e propozimeve më të mira.
Ekipet fituese pritet të zbatojnë pastaj propozimet e tyre në një periudhë prej 10 muajsh me mbështetjen e ADRC.
Çfarë po kërkojmë?
- Ide innovative që mund të jenë të suksesshme në komunitetet tona lokale dhe më gjerë në rajon.
- Ide që kanë potencial për të qenë të qëndrueshme (jo fushata ose aktivitete që zbatohen vetëm një herë).
- Ide që mund të jenë të shkallëzuara në rajone të tjera multietnike.
Mënyra e aplikimit:
Pjesëmarrësit duhet të dërgojnë një biografi të shkurtër dhe një letër motivimi në email adresёn info@mediation-mitrovica.org
Për ekipet: Lideri/ja i/e ekipit duhet të dërgojë listën e anëtarëve të ekipit, biografi të shkurtër dhe kontaktin për secilin/ёn anëtar/e të ekipit.
Afati i fundit për aplikim është 14 mars 2021.
Shënim i rëndësishëm: Ekipet multidisiplinare, multietnike si dhe ato me ekuilibrim gjinor kanë përparësi në procesin e përzgjedhjes. Në total 7-8 ekipe do të përzgjedhen për të marrë pjesë në ngjarjen Bridgeathon.
SHËNIM LIDHUR ME NDRYSHIMET POTENCIALE SHKAKU I COVID-19:
ADRC do të ketë në konsideratë situatën pandemike të COVID-19, prandaj, nëse është e nevojshme do të bëhen ndryshime të ngjarjes Bridgeathon konform masave të caktuara nga Qeveria. Megjithëse plani fillestar ishte mbledhja e të gjitha ekipeve për të zhvilluar ide dhe propozime që synojnë rritjen e bashkëpunimin ndëretnik, ADRC ka përgatitur një plan B për
ngjarjen në rast se situata me pandeminë përkeqësohet. Plani i dytë parashikon organizimin e një forme hibride të ngjarjes Bridgeathon duke kombinuar aktivitetet me prezencë fizike me komponentin virtual. Sipas këtij plani, ngjarja Bridgeathon do të organizohet gjatë muajit mars në dy raunde, tri ditë për çdo raund – në raundin e parë do të marrin pjesë gjysma e pjesëmarrësve (4 ekipe) ku ata/o do të zhvillojnë propozimet e tyre dhe do t’i prezantojnë ato para panelit. Ndërsa gjysma tjetër e pjesëmarrësve do të marrin pjesë në raundin e dytë të ngjarjes.
Sapo të finalizohen dhe shqyrtohen të gjitha propozimet, paneli do të njoftojë ekipet fituese përmes një takimi virtual me pjesëmarrjen e të gjithë pjesëmarrësve.
Pjesëmarrësit do të njoftohen me kohë në lidhje me ndryshimet e mundshme të ngjarjes Bridgeathon.